Ka nisur puna për furnizimin me medikamentet emergjente dhe mjetet ndihmëse përfshire glukozë, alkool e shiringa në QSUT.

Ministri i Shëndetësise Ilir Beqja tha se po punohet për vënien në funksion te Kobaltoterapise, e cila ishte ndërprerë. Beqja tregon se ka gjetur nje borxh te spitaleve ne shumen 30 milionë dollare, 22 prej te cilave i ka vetem QSUT.

“Po punojmë intensivisht që nga dita e parë, për të mundësuar furnizim të domosdoshëm me materiale mjekësore dhe barna në të gjitha shërbimet bazë dhe jetike të QSUT-së. Pati një problem me furnizimin me serume, i cili është zgjidhur që dje, sot drejtoresha ka rivënë në lëvizje kontratën për të shërbyer me të gjithë ekzmaniminet e rëndësishme që bëhen te kardiologjia”, tha Beqja.

Ministri i Shëndetësise dhe drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu kane ndermarre nje nismë per largimin e te gjithë aktiviteteve jo shendetsore brenda territorit të QSUT-së, perfshire edhe ato subjekte qe sapo kane rinovuar kontraten.

“Duke filluar që nga sot do të ketë përditë mbyllje të aktiviteteve joshëndetësore në të gjithë territorin e QSUT-së, sepse ky spital ka prej vitesh një masterplan të zhvillimit. Eshtë shumë i rëndësishëm territori i spitalit, po e fillojmë nga hyrja, nga ato që s’kanë kontratë dhe kemi njoftuar dhe ata që kanë kontratë, që brenda pak ditësh të mbyllin aktivitetet tregtare që nuk kanë lidhje të mirëfilltë me shëndetësinë”, tha Beqja.

Drejtoresha e QSUT-së theksoi se ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur, pasi trafiku i krijuar ne te dhe zenia e hapesirave, ndikon ne cilesine sherbimit ndaj pacientit.

“Jemi të vendosur që të rikthejmë këto hapësira publike, në funksion të QSUT-së, në funksion të pacientëve. Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj pacientit”, tha Manastirliu.

Te gjitha subjekteve i eshte lene kohe per te boshatisur dhe hequr strukturat e tyre pa i demtuar, nderkohe qe te dy drejtuesit theksuan se nuk do lejohet asnje subjekt me apo pa kontrate te ushtroje aktivitet brenda territorit te QSUT-së.

Top Channel