Cez ndërpret lidhjet e paligjshme
24/09/2013 00:00
CEZ Shpërndarje ka shtrirë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në zonën e Kamzës në Tiranë, si dhe ndërprerjen e energjisë për debitorët.
Sipas drejtuesve të kompanisë aksioni është shtrirë në të gjithë vendin, ku nuk do të tolerohet asnjë debitor. Madje drejtori i faturimit në Cez, Erald Zeneli shkon më tej duke deklaruar se do të ndiqen penalisht abuzuesit.
Cez Shpërndarje njofton gjithashtu se shtatori do të ketë tregues të mirë përsa i përket performancës financiare.
Top Channel