Barcelona, goleadë dhe “tiki-taka”

24/09/2013 00:00

Barcelona nuk i la asnjë shans Real Sociedadit në “Camp Nou”. Rezultati 4-1 dhe përqindja e lartë e zotërimit të topit për katalanasit mbyllin çdo debat që ishte hapur nga mediat sportive spanjolle për zhdukjen e “tiki-takës” nga trajneri i ri “Tata” Martino.

Neymar, Messi, Busquets dhe Bartra ishin autorët e golave për kryesuesit e kampionatit spanjoll.

De la Bella shënoi golin e nderit për Real Sociedad, ekip që zbriti në fushë me shumë pak titullarë dhe që nuk i bëri ballë për asnjë moment vendasve.

Në ndeshjet e tjera të javës së gjashtë të Ligës BBVA, Levante barazoi 1-1 me Valladolid, Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Osasunës dhe Malaga mposhti 2-0 Almerian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA