Alonso: 2014, shans i ri për “Ferrarin”

24/09/2013 00:00

Në garën e Singaporit, Alonso doli i dyti pas kampionit Sebastian
Vettel, i cili është shkëputur ndjeshëm në kualifikimin e pilotëve.

Por, teksa Vettel ecën drejt titullit të katërt rresht me “Red Bull”, Alonso mendon se ndryshimi i rregullores për vitin e ardhshëm, përfshirë prezantimin e motorëve të rinj, përbën një shans kyç për të rifituar terren.

“Ndryshimi thelbësor i rregullave është mundësia jonë më e mirë për të mbushur boshllëkun. Ne do t’i fokusojmë të gjitha përpjekjet tona në shpresat që ofron viti 2014. Vitin e ardhshëm do të fillojmë nga zero”, ka thënë Alonso.

Spanjolli shton se shpresat e “Ferrarit” për titull në 2013-ën u venitën nga ndryshimet e bëra nga mesi i sezonit për gomat e kompanisë “Pirelli”.

“Ne e filluam mirë këtë vit. Ishim konkurrentë të fortë në Australi, ndoshta jo aq mirë në kualifikime, por u fokusuam shumë tek gomat bashkë me “Lotus””, vijon piloti.

“Ne fituam në Kinë dhe në Spanjë por pastaj ramë në nivelin e performancës sonë, sidomos në vitin 2012 kur u rikthyen gomat “Pirelli””, thotë sërish Alosno, i cili shton se, ky ishte momenti kur skuderia “e kuqe” i tha lamtumirë titullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA