“Shpresoj të funksionojmë me Guardiolën”

23/09/2013 00:00

Bastian Schweinsteiger lavdëroi punën e trajnerit të Bayern Munchen, Pep Guardiola, gjatë muajve të parë të spanjollit në Gjermani.

Mesfushori i kombëtares gjermane shpreson që ish-tekniku i Barcelonës të qëndrojë gjatë në klubin bavarez: “Shpresoj që dyshja Bayern-Pep të na japë shumë suksese në të ardhmen.”

Schweinsteiger shtoi se Guardiola spikat kur bëhet fjalë për të gjetur variante taktike për skuadrën.

“Me Guardiolën jemi më fleksibël si skuadër. Kjo bën që kundërshtarët ta kenë më të vështirë të luajnë kundër nesh”, theksoi mesfushori.

Pas gjashtë takimesh në Bundesligën gjermane, Bayern Munchen renditet në vend të dytë, me pikë të barabarta (16) me vendin e parë që mbahet nga Borussia Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA