Shpikësi i Viagrës, tjetër ilaç për meshkujt

23/09/2013 00:00

Viagra ka shpëtuar shumë meshkuj nga “disfata” në shtrat dhe duket se një nga shpikësit e saj ka zbuluar një ilaç të ri që do të shtojë edhe më shumë kënaqësinë seksuale.

Mike Wyllie, shkencëtari që ishte pjesë e stafit që zhvilloi Viagrën në vitet ’90, do të nxjerrë në treg një medikament që do të trajtojë këtë herë ejakulimin e parakohshëm.

Tempe është aprovuar nga Agjensia Europiane e Medikamenteve dhe pritet që të jetë i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Ejakulimi i parakohshëm është një problem që prek të paktën 1 në 4 meshkuj. Në testime, meshkujt që e përdorën këtë spraj para marrëdhënies seksuale zgjatën mesatarisht 5 herë më shumë.

Dr. Wyllie tha për ‘Daily Mail’: “Ejakulimi i parakohshëm nuk bën vetëm pacientin të ndihet keq. Ndikon edhe tek partnerja dhe mund të shkatërrojë një marrëdhënie. Unë mendoj se ky medikament mund të shpëtojë çiftet.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta