
“Sex Box”, ky është spektakli më i ri televiziv që po përflitet aq shumë në Britaninë e Madhe për vetë formatin e tij.
Nga vetë titulli, (Kutia e seksit) pjesëmarrësit e parë do të jenë 3 çifte, dy hetero dhe një çift gay që kanë pranuar sfidën për të kryer marrëdhënie intime gjatë transmetimit të spektaklit për rreth 60 minuta.
Por “sfida” e tyre nuk përfundon me kaq. Pas aktit, ata do të ulen në panel përballë drejtueses së programit dhe 6 ekspertëve seksualë.
Spektakli është mirëpritur nga një pjesë e publikut, ndërsa shumë të tjerë e kritikojnë. Por organizatorët shprehen të vendosur për zhvillimin e tij. Ata premtojnë se ciftet pjesëmarrëse do të jenë “të moderuar” dhe synimi është përcjellja e mesazhit kundër pornografisë.
Top Channel