Real, dyshja Cristiano-Isco mund Getafen

23/09/2013 00:00

Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 4-1 takimin ndaj Getafe, i vlefshëm për javën e pestë të kampionatit spanjoll.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në “Santiago Bernabeu” pritej me padurim debutimi si titullar i Gareth Bale, por uellsiani pësoi një dëmtim në nxemje dhe u zëvendësua nga Isco në formacion.

Madrilenët e nisën keq duke pësuar një gol që në minutën e katërt të takimit. Goditja e Lafitës u devijua nga Pepe dhe topi përfundoi në rrjetë.

Menjëherë pas këtij episodi, Reali mori kontrollin e lojës dhe u hodh në sulm. Në minutën e 19 barazoi Pepe, ndërsa në minutën e 34 barazoi Cristiano Ronaldo me 11-metërsh.

Në pjesën e dytë ishte Isco ai që shënoi një gol të mrekullueshëm dhe mbylli gjithçka Cristiano me golin e katërt për Realin dhe të dytin personal.

Real Madrid ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 13 pikë, 2 më pak se Barcelona dhe Atletico Madrid, skuadra që kanë fituar 5 ndeshjet e para të kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA