Pirlo kthehet në çështje tek Juventusi

23/09/2013 00:00

Zëvendësimi në ndeshjen kundër Veronës ishte i katërti për Pirlon që paralajmëron një sezon jo të lehtë të mesfushorit tek Juventusi.

Mesfushori i kombëtares italiane nuk e fshehu pakënaqësinë në momentin kur në tabelën e gjyqtarit të katërt pa numrin e tij që duhet të linte fushën dhe në shenjë proteste nuk u ul më në stol, por vazhdoi direkt për në dhomat e zhveshjeve megjithëse takimi kishte ende minuta për t’u luajtur.

Sipas mediave italiane, vetë futbollisti dyshon se këto zëvendësime janë një formë presioni e Juventusit për rinovimin e kontratës, por jo cdo gjë është kaq e thjeshtë.

Sezonin e kaluar, Pirlo në kampionat Pirlo është zëvendësuar vetëm 1 herë, ndërsa këtë sezon, në katër takime ai është thërritur që të lërë fushën në dy prej tyre. Shifra alarmante për të.

Pirlo e sheh si formë presioni për nënshkrimin e kontratës së re pasi ajo aktualja i skadon në fund të këtij sezoni. Por mund të jetë edhe rendimenti i tij në rënie dhe për këtë Conte kërkon t’i lërë të kuptojë se tashmë në skuadrën që ai drejton “Dirigjenti” nuk është më i pazëvendësueshëm.

Pogba  vazhdon të rritet dhe kërcënon për ti marrë vendin plus rrogën e nivelit të parë. Për më tepër, francezi përfaqëson të ardhmen, Pirlo të shkuarën.

Tjetër fakt është që Markisio është rikuperuar nga dëmtimi dhe që sigurisht është një lojtar stoli ashtu si dhe Vidal i cili me golat e tij ka rezultuar shpeshherë lideri i bardhezinjve. Katër futbollistë për dy vende në fushë, me pak fjalë dikush në stol duhet të shkojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA