Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin hakeruar prej vitesh, pamjet transmetoheshin në Tel Aviv Anëtarë të korit dhe fëmijë ishin mes 81 viktimave të sulmeve vetvrasëse në një kishë protestante në veri-perëndim të Pakistanit.
Ky ishte njëri prej sulmeve më të përgjakëshme ndaj të krishterëve në Pakistan ku mbetën të plagosur gjithashtu mbi 120 persona.
Sulmi u ndërmor në qytetin e Peshauarit në kohën kur rreth 500 persona ndodheshin në ambientet e kishës. Mësohet se dy autorët hodhën veten në erë sapo mesha përfundoi.
Dëshmitarët thanë se ata hynë nga porta kryesore e kishës dhe hodhën veten në erë në mes të turmës së njerëzve.
Sulmi u mor përsipër nga talebanët që operojnë në Pakistan. Sipas tyre akti kamikaz ishte një hakmarrje për bombardimet amerikane në zonat tribale të Pakistanit. Ndërkohë komuniteti i krishterë në vend dënoi ashpër sulmin dhe kritikoi autoritetet që sipas tyre janë të paafta t’i mbrojnë dhe të përballen me ekstremistët.
Top Channel