Ndëshkohet Balotelli, humbet Juven

23/09/2013 00:00

Ashtu sic edhe pritej, drejtësia sportive italiane dënoi me 3 ndeshje pezullim Mario Balotellin për gjestet e tij aspak të hijshme në fund të takimit Milan-Napoli.

Balotelli ra viktimë e nervave të tij duke iu “hakërryer” gjyqtarit pas vërshëllimës finale të bilbilit. Në reagimin e tij ndoshta ndikoi edhe humbja e 11-metërshit të parë në karrierën e tij duke i prishur imahin si i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Pas këtij pezullimi, SuperMario do të mungojë në tre takimet e radhës të Milanit, takime të vështira që mund të përcaktojnë gjithë ecurinë e sezonit për kuqezinjtë. Balo s’do të luajë ndaj Bolonjës, Sampdorias, por më shumë mungesa e tij do të ndjehet në ndeshjen në Torino ndaj Juventusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA