Napoli mund Milanin, i kuq për Balon

23/09/2013 00:00

Napoli ka mundur Milanin në San Siro pas 27 vitesh dhe mban hapin e Romës në krye të renditjes së Serisë A.

Britos (6’) dhe Higuain (54’) shënuan për napoletanët, ndërsa për Milanin shënoi i zakonshmi Balotelli (90’). Për tu shënuar është se SuperMario humbi 11-metërshin e parë pas 21 realizimesh radhazi kur takimi ishte në rezultatin 0-2. Goditja e tij u prit nga Pepe Reina.

Gjithashtu, pas ndeshjes Balotelli debatoi ashpër me arbitrin dhe mori kartonin e dytë të verdhë duke shtuar mungesat e Milanit në sulm për takimin e mesjavës ndaj Bolonjës.

Me këtë rezultat, kuqezinjtë e shohin veten në vend të 11, tetë pikë larg kreut të klasifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA