Argjendaritë janë gjithnjë në qëndër të goditjeve të grabitësve dhe jo vetëm në vendin tonë dhe jo gjithmonë grabitësit kanë sukses.

Si në rastin më poshtë, kur dy keqbërës përpiqen të grabisin një argjendari në rajonin e Mesinas në Itali. Gjithcka është e filmuar nga kamera e sigurisë dhe më pas është shpërndarë në internet.

Nga pamjet shihen dy të rinj që futen njëri pas tjetrit brenda në kohën kur shitësi po i shërbente një klienteje. Në momentin që futet grabitësi i dytë me kaskë motori mbi kokë dhe i armatosur ai kupton gjithcka. Fillimisht duket sikur ia mbath vrapit duke lënë grabitësit dhe klienten e ngrirë nga paniku përballë mallit me vlerë.

Por për pak sekonda ai rikthehet dhe me një pistoletë në dorë detyron grabitësit të lënë mbi banak mallin dhe më pas i nxjerr me shqelma jashtë.

Top Channel