Franca, kampione Europe në basketboll

23/09/2013 00:00

Një Francë e frymëzuar më shumë se kurrë ka arritur të fitojë titullin e parë kampion në një turne me peshë në basketboll, pasi triumfoi në finalen e Europianit të meshkujve me shifrat 80-66.

Kombëtarja transalpine përfitoi nga një paraqitje impresionuese e gjigantit të Portlandit, Nikolas Batum, për të arritur në fronin kontinental për herë të parë pasi kishte dështuar në finale të tjera si në 1949 dhe 2011.

Lituanezët arritën të shfaqin lojë të mirë vetëm në çerekun e parë, kur ishin në epërsi me tre pikë, kurse më pas gjithçka kaloi në anë të francezëve. Në çerekun e dytë ra në sy paraqitja e Toni Parker që inspiroi Francën që shënoi 31 pikë, ndërsa rivalët vetëm 12, një diferencë e cila tregoi se kjo nuk do të ishte aspak një finale dramatike.

Franca arriti të ngrejë lart trofeun pasi administroi rezultatin deri në fund, ndërsa Toni Parker u shpall lojtari më i mirë i finales.

Në betejën për medaljen e bronzit, spanjollët kanë fituar ndaj Kroacisë me lehtësi 92-66. Më të spikaturit tek Spanja ishin Serxhio Lul, me 21 pikë, Gasol, me 17 pikë dhe Klaver 16 pikë duke i dhënë iberikëve vendin e tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA