F1, Alonso: Na duhet shumë fat

23/09/2013 00:00

Fernando Alonso deklaroi pas Cmimit të Madh të Singaporit se vendi i dytë në garë ishte rezultat i një nisjeje të mirë dhe një strategjie të goditur.

Spanjolli i Ferrarit theksoi se pas nisjes nga vendi i shtatë, arritja e podiumit i shijon si fitore në një pistë ku parakalimet janë shumë të vështira.

“Ishte një nisje e shkëlqyer, e dinim që në këtë pistë nuk kishim ritëm të lartë kështu që duhej të sajonim diçka, një strategji ndryshe. Na eci mirë në nisje dhe në strategji”, u shpreh Alonso.

Spanjolli vazhdon të mbajë vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm me 187 pikë, 60 më pak se Vettel i vendit të parë.

Në lidhje me luftën për titullin kampion, spanjolli u tregua i ndershëm: “Na duhet shumë fat dhe na duhet në çdo garë. Nëse jemi 1 sekondë më të ngadaltë, duhet të kemi të paktën fatin nga ana jonë. Kampionati është i vështirë, të mos e gënjejmë veten.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA