Balotelli mund të humbasë 3 ndeshje

23/09/2013 00:00

Ndeshja kundër Napolit ka sjellë probleme për Mario Balotelin i cili ra pre e nervave duke u ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes. Në sfidën e humbur 2-0, SuperMario ka prishur përqindjen e realizimit nga pika e bardhë e penalltisë pasi ka humbur të vetmin 11-metërsh nga 22 të tillë që ka marrë përsipër.

Por, problemi më madhor është që sulmuesi mund të pezullohet 3 ndeshje për reagimin në fundin e ndeshjes.
 
Mario Balotelli mund të mungojë edhe këtë vit në ndeshjen kundër Juventusit në Torino për shkak të skualifikimit potencial që pritet të marrë. Protestat që kaluan limitin ndaj arbitrit Banti mund t’i kushtojnë rëndë futbollistit të kombëtares italiane, pasi rreziku është që ai të marrë 3 ndeshje pezullim, në varësi të raportit të arbitrit.

5 muaj më parë, Mario Baloteli u dënua me 3 ndeshje për ofendimin e një arbitri anësor në ndeshjen kundër Fiorentinës, por reagimi në San Siro ishte më i keq se ai ndaj Fiorentinës. Ai pritet të pezullohet për sfidat ndaj Bolonjës, Sampdorias dhe Juventusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA