Futbollisti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, sipas shtypit anglez është vënë në shënjestër të nacionalisteve shqiptarë që duan që të influencojnë në vendimin e tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërise apo të Belgjikes, ku ka lindur.
“Për shkak të trashëgimisë së tij përzier”, shkruan “The Daily Star”, “ylli i Manceshter United mund të luajë për Shqipërinë, Belgjikën, Serbine dhe Turqinë, por ende nuk ka vendosur”.
“Në postimet në median sociale, atij i kujtohet se rrjedh nga gjak shqiptar dhe këtë të mos e harrojë”, shkruan gazeta angleze.
Talenti 18-vjeçar i Manchester United ka refuzuar deri më tani për të luajtur me Belgjikën ku ka lindur dhe ende nuk ka vendosur nëse do të luaj për Belgjikën që ka shanse të medha për të shkuar në Botërorin e Brazilit apo do të luaj me Shqipërine, duke humbur shansin për të marrë pjesë në një turne kaq të madh ndërkombetar.
Sipas “The Telegraph”, familja e tij janë në favor të kombëtares shqiptare. Ndërkohë, një lufte e madhe ka shpëthyer mes Manchester United me të cilin i mbaron kontrata këtë sezon dhe rivaleve te Manchester City, i cili kerkon ta blejë kartonin e tij.
Top Channel