Garda e nderit e “EULEX”-it është rreshtuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore ku trupi i Audrius Senavicius po mbahet para se të riatdhesohet në Lituani, njoftoi “EULEX”-i të dielen.
Në njoftimin për media bëhet e ditur Ricardas dhe Grazina, dy kolegë të Audriusit në “EULEX”, të cilët gjithashtu janë lituanezë e kan vizituar Departamentin e Mjekësisë Ligjore këtë fundjavë në shenjë nderimi për Audriusin dhe kanë sjellë disa lule.
Ricardas kishte punuar bashkë me Audriusin në Mitrovicë dhe e kujton atë si një person shumë te qetë, miqësor dhe të hareshëm, i cili gjithmonë ishte i gatshëm t’i ndihmonte kolegët e tij kur ata kishin nevojë për ndonjë ndihmë apo mbështetje.
Doganieri i “EULEX”-it u vra mëngjesin e së enjtes në pjesën veriore të Kosovës.
Autorët e këtij sulmi në veriun e banuar me shumicë serbe ende nuk dihen ndërsa në zbardhjen e rastit po punon një ekip i përzier i hetuesve nga Policia e Kosovës dhe policia e “EULEX”-it, nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Top Channel