Interi 7-0, Roma fiton derbin, Juve sukses i veshtire

22/09/2013 00:00

Inter rikthehet të fitojë me goleadë dhe këtë gjë e ka bërë në transfertë ndaj Sassuolos në javën e katërt të Serisë A. Ndeshja ka përfunduar 0-7.

Në këtë festë golash morën pjesë Palacio, Taider, autogol i Pucinos, Alvarez, Cambiasso dhe dygolësh i Diego Militos, i cili rikthehet të luajë me zikaltërit pas dëmtimit të rëndë të sezonit të kaluar.

Në ndeshjet e tjera të luajtur të dielën, Juventusi përmbysi brenda pjesës së parë disavantazhin ndaj Veronës, nëpërmjet golave të Tevez e Llorente.

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Kopenhagenit në transfertë, bardhezinjtë u dukën ende pjesërisht të shuar, ndërsa krijuan pak raste për shënim.

Në një prej derbeve më të zjarrta të Europës, Roma mposhti 2-0 Lazion, falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Balzaretti dhe Borriello, ndërsa Fiorentina arriti një fitore me vlera në fushën e Atalantës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA