Vettel dominon dhe në Azi

21/09/2013 00:00

Pas përfundimit të turit të garave në Europë, Formula 1 nisi turin aziatik me provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, ku edhe këtu piloti gjerman Sebastian Vettel tregoi se vështirë të ketë rival për këtë sezon.

Vettel regjistroi xhiron më të shpejtë për 1 m 44.173 s duke lënë pas tij Nico Rosberg me Mercedes me vetëm 1 të dhjetën e sekondës më i ngadaltë. Vija e parë e nisjes plotësohet nga Lotusi i Romain Grosjean, ndërsa Webber zuri vendin e katërt.

I pesti u rëndit Lewis Hamilton, ndërsa Ferrari zhgënjeu në këtë pistë. Rezultatin më të mirë për “Kokëkuqen” e arriti Felipe Massa që do të niset fill pas Hamilton, ndërsa Alonso niset i shtati.

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit në Marina Bay zhvillohet të dielën në orën 20:00 me orën lokale (14:00 me orën tonë) dhe transmetohet drejpërdrejt në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA