Shtimi i peshës pas të 50-tave, vdekjeprurës

21/09/2013 02:20

Ndërsa mosha e mesme dhe ajo e tretë afrojnë, rreziku i të qenit
mbipeshë është i mirëdokumentuar dhe gjerësisht i njohur për të gjithë.

Megjithatë, një studim i realizuar nga Universiteti i Ohajos në SHBA tregoi se personat që mbërrijnë mbipeshë në të 50-tat e tyre kanë një jetëgjatësi më të madhe se ata që shndërrohen në këtë moshë.

Sipas këtij studimi, jetëgjatësia është më e gjatë krahasuar edhe me ata persona që edhe duke shtuar një peshë të dukshme, përsëri nuk plotësojnë parametrat për t’u konsideruar mbipeshë.

Në 10 mijë persona të monitoruar ndërmjet viteve 1992-2009, universiteti lidhi 7,2% të vdekjeve totale që kishin ndodhur me shtimin në peshë pas të 50-tave.

Në total, mes personave me peshë mbi 25 në vlerësimin e masës trupore, personat më jetëgjatësinë më të madhe ishin ata të konsideruar mbipeshë (25-30), pasuar nga obezët dhe dukshëm më poshtë, ata që nga mbipesha kaluan në obezë.

E megjithatë, pa dyshim, nuk ka gjë më të rekomandueshme se dobësimi, kurdoherë që ai të jetë i mundur pas kësaj moshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA