Milan-Napoli, kuqezinjtë në kërkim të pikëve

21/09/2013 00:00

Seria A rikthehet këtë javë në takimet e vlefshme për javën e katërt të saj, ku kryendeshja është ajo mes Milanit dhe Napolit që luhet të dielën në mbrëmje.

Napoletanët shihen gjërësisht si favoritë, jo vetëm nga paraqitjet në tri ndeshjet e para, por edhe nga diferenca prej 5 pikësh. Edhe vetë trajneri i kuqezinjve është i vetëdijshëm për këtë, por shton se Milani i tij do të arrijë të rikuperojë pikët e lëna ndaj Veronës në javën e parë dhe ndaj Torinos në javën e dytë.

Allegri thotë se nuk priste një nisje më të mirë të sezonit për Milanin e tij dhe vlerëson se skuadra po vazhdon të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Ai foli edhe për Balotellin dhe dy të rikthyerit kuqezi, Kaka’ dhe Matri.

“Përfundojmë takimet duke vrapuar dhe kjo është një e dhënë e mirë. Balotelli? Ai po sakrifikon për skuadrën, por është e vështirë që të tregosh cdo ndeshje që je më i miri. Sa më shpejt të kuptojë se është e rëndësishme që të jetë në fushë, e më pas të bëjë protagonistin, aq më mirë do të jetë. Me Matrin ka nisur të komunikojë mirë në stërvitje, por duhet akoma shumë punë”, thotë Allegri.

Ndërkohë lidhur me Kaka’, trajneri thotë se pas sfidës me Celtic ka zgjedhur që ai së bashku me Montolivon të mos luajnë për shkak të gjendjes së tyre fizike.

Napoli mbërrin në San Siro të dielën me hapin e kryesuesit me pikë të plota në tre javët e para së bashku me Romën. Kjo e fundit do të luajë derbin “që vlen sa një kampionat” ndaj Lacios në orën 15:00.

Ndërkohë, ndjekësit me nga 7 pikë, Inter, Juventus dhe Fiorentina luajnë përkatësisht ndaj Sasuolos, Veronës dhe Atalantës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA