Mallakastër, dhunohen varret e ish të përndjekurve

21/09/2013 00:00

Dhunohen varret e ish të përndjekurve dhe përsekutuarëve  në Kash të rrethit Mallakastër. Njëmbëdhjetë është numri i varreve të dëmtuara. Janë thyer pllakat e mermerit të  qivurëve, thyer vazot e luleve si dhe  gërvishtuar emrat e martirëve të shkruar në pllakat e varreve.

Ngjarja është identifikuar nga pjestarë të shoqatës së  persekutuarëve dega Mallakastër , ditët e fundit. Mesditën e sotme ka mbërritur në këtë varrë një grup ish të persekutuarish të kryesuar nga kreu i shoqatës së Shqipërisë Simon Miraka.

Ky i fundit iu ka kërkuar organeve kompetente të  punojnë dhe zbulojnë  autorët e kësaj ngjarje që është cilësuar prej ish të përndjekurve si kriminale.

Pjestarë të familjve të ish të përsekutuarëve kanë dënuar këtë akt. Ata janë shprehur se vec vrasjes nga diktatura, eshtrat e ish të përsekutuatërev po rivriten sërish me këto veprime  tërësisht jashtë karakterit të shqiptarit.

Ky është rasti i tretë i dhunimit dhe shkatërrimit të varreve të ish të përndjekurve në Mallakastër. Varrezat ndodhen në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në këtë vend janë mbledhur eshtrat e të vrarëve dhe persekutuarëve të kërij rrethi.  Policia ende nuk është shprehur për këtë ngjarje.

Ballsh, deputetët e PD te varret e dhunuara

Buqeta me lule nga deputetet demokratë të Fierit si kundërpërgjigje ndaj dhunimit të varreve. Mesila Doda, kozma Dashi dhe Sokol Olldashi kanë reaguar pas lajmit për dhunimin e varreve të ish të përndjekurve politikë në Mallakastër. Deputeti Olldashi tha se është klima politike aktuale që nxit të tilla akte barbare.

Znj. doda e konsideroi dhunmin e varreve si një vrasje të dytë, ndërsa deputeti Kozma Dashi bëri apel që këto akte të ndalen sepse autorët do të vendosen përpara përgjegjesisë. Sipas tij kjo varrezë është memorie historike e kombit.

Varret e martireve të demokracisë në mallakastër janë dhunuar disa herë nga përsona të paidentifikuar. Në këtë varrezë prehen 89 personalitete të zonës së Mallakasrtës që u persekututan dhe u vranë nga regjimi komunist.

Top Channel