Dollapi tek nënstacioni i Farkës

21/09/2013 00:00

Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka deklaruar se
kryeqyteti e rrethinat e tij nuk do të vuajnë më kufizimet e energjisë
me përfundimin e nënstacionit të ri të farkës i linjës 220 kilovolt.

Dollapi ka theksuar se ky është investimi i parë që bëhet me të ardhurat e kompanisë CEZ që prej vitit 2004 dhe do të përfundojë brenda muajit shtator.

“Ky investim përveçse nxitjes së problemit të furnizimit të gjithë zonës, të Farkës, të Lundrës dhe të pjesës tjetër ka edhe një rëndësi shumë të madhe, sa i përket furnizimit me energji elektrike të qytetit të Tiranës. Si rezultat i ndërtimit të këtij nënstacioni, bëhet e mundur lidhja në unazë e nënstacioneve të Selitës, të Uzinës Traktori dhe të nënstacionit të ri të Farkës, cka mundëson në cdo moment, në cfarëdo avarie të mos rrezikohet, apo koha e ngeljes pa energji në cdo zonë të Tiranës të jetë minimale”, tha Dollapi.

I pyetur nga mediat në lidhje me zërat për shkarkimin e tij, kreu i CEZ ka deklaruar se as nuk është shkarkuar dhe as nuk do të japë dorëheqjen, por do të vazhdojë punën për përfundimin e planit të investimeve të parashikuara.

Top Channel