E diela e tretë e shtatorit është cilësuar si Dita Ndërkombëtare e Paqes nga Asambleja e Përgjithshme Kombeve të Bashkuara.
Në këtë ditë jepet mesazhi i armëpushimit për ato vende që janë konflikt si dhe ndërgjegjësohet shoqëria me sloganin “Larg dhunës”.
OKB fton të gjithë kombet dhe njerëzit të ndërpresin armiqësitë të paktën në një ditë të vetme për ta përkujtuar këtë ditë ndryshe, përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit publik mbi çështjet që lidhen me paqen.
Në fakt në Tiranë ka qenë vetëm një grup të rinjsh të cilët kanë dhënë mesazhin për ditën e paqes duke marshuar në rrugën e Pedonales.
Në këtë ditë të paqes ata thanë se duhet t’u mësojmë fëmijëve, brezit që po rritet vlerën e tolerancës dhe respektit të ndërsjelltë në mënyrë që të ndërtojmë një botë të ndershme dhe gjithpërfshirëse.
Top Channel