Bajern shkatërron Shalken, ngec Dortmund

21/09/2013 00:00

Bajerni i Mynihut ka shkatërruar 4-0 Shalken në fushën e kësaj të fundit dhe ka marrë kreun e Bundesligës së bashku me Dortmundin që këtë javë ngeci në transfertë ndaj Nurenbergut.

Shalke ka rezistuar vetëm 20 minuta përballë bavarezëve që gjejnë golin e parë me Shvajnshajger, ndërsa pak sekonda më vonë, Mandzukiç dyfishon. 2 – 0 mbyllet rezulati i pjesës së parë, ndërsa në të dytë fillimisht Riberi në minutën e 75 dhe më pas Pizarro në minutën e 84 vulosin gjithcka.

Ndërkohë, Dortmundi u ndal 1-1 në transfertë me Nurenbergun. Golit të Shmelzer në pjesën e parë për verdhezinjtë iu përgjigj Nilson për vendasit në pjesën e dytë. Leverkuseni fitoi 1-4 në transfertë ndaj Mainzit duke ruajtur distancën me kryesuesit.

Pas kësaj jave, Bajern dhe Dortmund ndajnë kreun me nga 16 pikë, ndjekur nga Leverkuseni me 15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA