Tenis, Murray i jep lamtumirën sezonit

20/09/2013 00:00

Sezoni i Andy Murray ka përfunduar tashmë. Kampioni i Uimbëlldonit, numri 3 i renditjes ATP, ka vendosur të operohet në kurriz për të zgjidhur një problem që po e vuan prej kohësh.

Skocezi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ditën e hënë dhe do të mungojë në turnetë Masters që do të zhvillohen deri në fund të këtij viti.

Stafi i tij ka theksuar se objektivi është që Andy Murray të kthehet në formën e tij më të mirë për vitin 2014.

“Do të kthehem më i fortë se më parë”, ka shkruar tenisti në profilin e tij të Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA