29 aktivistë të “Greenpeace” u ndaluan nën kërcënimin e armëve nga forcat ruse të sigurisë pasi sulmuan një anije në Artik.
Një prej aktivistëve i tha “BBC”-së se rreth 15 persona të armatosur dhe të maskuar sekuestruan mjetin e tyre lundrues në Detin Barents.
Ndalimi i aktivistëve vjen një ditë pasi ata u përpoqën të ndalonin shpimet e një platforme naftënxjerrëse ruse në ndërtim.
Sipas grupit të gjelbërt, nxjerrja e naftës nga kjo platformë kërcënon një ekosistem krejt unik dhe delikat.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pati akuzuar më parë grupimin për sjelljen “agresiove dhe provokative”, në dëm të interesave ekonomikë të Rusisë.
Autoritetet ruse lajmëruan se mjeti lundrues i “Greenpeace” u ndalua pasi nuk iu bind paralajmërimeve për të ndaluar, të cilat përfshinë edhe edhe të shtëna boshe.
Top Channel