F1, Domenicali: Na e kanë frikën

20/09/2013 00:00

Shumë njerëz mendojnë se sezonin e ardhshëm do të ketë probleme mes Fernando Alonsos dhe Kimi Raikkonenit tek Ferrari. Mes tyre janë ish-pilotët Alain Prost, Rene Arnoux apo Michael Schumacher. Të njëjtin mendim kanë edhe pilotë aktualë si Mark Webber apo Jenson Button.

Një nga mbrojtësit më të mëdhenj të këtij çifti pilotësh është sigurisht Stefano Domenicali, shefi i skuderisë italiane.

Ai ka thënë se të gjithë janë të frikësuar nga dyshja Alonso-Raikkonen dhe për këtë arsye kanë nisur që tani luftën psikologjike: “Na e kanë frikën për vitin 2014, na shohin të fortë dhe mendoj se ka nisur lufta psikologjike. Është pjesë e Formulës 1.”

“Cdo njeri mund të thotë atë që do në ditët e sotme, por mua nuk do të më dëgjoni kurrë të flas për të tjerët”, u shpreh Domenicali, i cili shtoi se çdo pilot i Ferrarit e ka shumë mirë të qartë se përpara interesave personale qëndron skuadra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA