
Departamenti i Shtetit dënoi sulmin kundër misionit të EULEX-it në
Kosovë, nga i cili gjeti vdekjen një shtetas lituanez, anëtar i
misionit.
Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Shtetit përcolli ngushëllime për familjen e viktimës dhe kolegun e tij të plagosur.
“Nuk ka vend për dhunë, kërcënime dhe frikësime në Kosovën e sotme”, thuhet në deklaratë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive për të zhvilluar hetimet dhe për të sjellë personat përgjegjës para drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara- thuhet më tej në deklaratë- te bashkojnë zërin me thirrjet e Përfaqësueses së Lartë Ashton për të dyfishuar përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për të vazhduar normalizimin e marrëdhënieve për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të mbarë rajonit, ndër të tjera përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse për pushtetin komunal më 3 nëntor.
Top Channel