Singapor, arrestime për trukimet e ndeshjeve

19/09/2013 00:00

14 persona, mes të cilëve edhe 2 femra, janë arrestuar në Singapor me akuzën e trukimit të ndeshjeve në nivel botëror.

Mes të arrestuarve është edhe Eng Tan Set, i njohur ndryshe me pseudonimin Dan Tan, i cili është dhe kryetari i kësaj organizate. Sipas hetuesve dhe prokurorëve, në 10 vitet e fundit kjo bandë ka ndikuar në rezultatin e më shumë se 500 ndeshjeve duke qarkulluar një shumë marramëndase, 90 miliardë dollarë në vit.  

Mediat italiane theksojnë se mes ndeshjeve të trukuara janë dhe ato të Champions League. Për kapjen e Dan Tan është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar edhe nga gjykata italiane e Kremonës e cila në bazë të hetimeve ka zbuluar se kjo organizatë ka trukuar ndeshje edhe në kampionatin italian.

Autoritetet e Singaporit nuk kanë bërë ende të ditur kombësinë e të arrestuarve në aksionin e këtyre 12 orëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA