Messi: Duhet edhe kundërsulmi

19/09/2013 00:00

“Ndonjëherë duhet të luash me kundërsulme”, tha Messi, autor i tre golave në ndeshjen ndaj Ajaksit, duke mbrojtur kështu taktikat e reja që po mundohet të fusë trajneri “Tata” Martino në lojën e Barcelonës.

Fitorja – Është mirë që nisëm grupin me fitore pasi e dimë që faza e parë e Champions-it është gjithmonë e vështirë.

Sistemi – Sa më shumë ndeshje zhvillojmë, aq më shumë përshtatemi. Në pjesën e dytë bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë: mbajtëm topin. Zhvilluam një ndeshje të madhe.

Kundërsulmet – Sa më shumë variante të ketë një ekip,  aq më mirë. Ka ndeshje ku duhet të zotërosh topin dhe të tjera ku duhet të luash në kundërsulm. Kemi pasues të mirë dhe lojtarë shumë të shpejtë për këto variante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA