Kampionët e rinj të shahut

19/09/2013 00:00

Ata janë kampionët e rinj të shahut Shqiptar. Nuk kanë zgjedhur një sport të forcës, por kanë preferuar që medaljet t’i marrin duke përdorur mendjen. Në rrugëtimin e tyre me shumë perspektivë I udhëheq traineri I tyre, Shkëlqim Cela. Profesor Shkëlqimi tregon për këtë eksperiencë dhe mënyrën se si I përzgjedh shahistët e rinj.

“Une kam kater vite e gjysem qe stervis te rinjte ne akademine e shahur, zakonisht lojtaret i perzgjedh nga kampionatet e shkollave, mundesisht sa me te vegjel qe perspektiva e tyre e kene te ardhme s ame te mire.  Aktualisht 10-12 veta qe vijne ne menyre sistematike, aktualisht te gjithe keta qe vijne jane lojtare te ekipit kombetar”, thotë profesor Cela.

Shumë prej këtyre fëmijëve ishin pjesëmarrës në Kampionatin Europian të shkollave zhvilluar qershorin e këtij viti në Serbi. Klea Shuqja ia doli të marrë medalejn e bronxtë në kategorinë 8 vjec ndërsa Ted Shpati u rëndit i pesti në continent për 14 vjecarët. Por sfida e re I pret shumë shpejt këta kampionë pas dy javësh në Budva do të realizohet Kampionati Europian I të rinjëve për të cilin përfaqësuesit e Shqipërisë po bëjnë përgatitjet e funidt.

“Keto jane dy javet e fundit, leksionet teorike  kanë mbaruar , lojra praktike i vendosim lojtaret ne kushte loje me te cilat do te kene atje, loje me kohe 1 ore e 30, me loje me te shkruar, te ambientohen me kushtet e gares. Keto quhen ndeshje kontrolli”, thotë trajneri Cela.

Ata janë shumë të talentuar në një sport të vështirë, por kushtet në të cilat zhvillojnë aftësitë janë skandaloze. Në një sallë ku mungon uji dhe enregjia elktrike këta fëmijë nuk heqin dorë së praktikuari pasionin e tyre për shahun. Deri tani asgjë nuk është bërë për të përmirësuar situatën, ndërkohë bëhen rreth tre vjet që këta të rinj përballen me këtë gjendje.

Le të shpresojmë që megjithë vështirësitë keta shahistë të ngrejnë lart flamurin shqiptar.

Shahistët më të mëdhenj në histori

Është konsideruar si shkenca e mendjes apo loja e strategjisë dhe planifikimit. Në historinë botërore, gara për të mbizotëruar lojën e shahut ka qenë mjaft e fortë dhe daton që në shekullin e 19.

Sipas eksperteve, asnje lojtar tjeter nuk ka dominuar aq fort dhe aq gjate sa Geri Kasparov. Ai eshte lojtari me i ri i te gjitha koherave qe mori titullin e kampionit te botes ne vitin 1985 kur ishte vetem 22 vjec.

Pas nje sere garish te fituara Kasparov u terhoq ne vitin 2005, pasi fitoi garen prestigjioze Linares per te nenten here me radhe. Pas shahut ai i hyri karrieres politike ne vendlindjen e tij Rusi. Ai shquhet per kontributin e tj te dhene ne teorine e lojes se shahut.

Nje tjeter rus mban vendin e dyte ne bote. Anatoly Karpov ishte kampion i botes ne shah per nje dekade, duke mbetur i pathyeshem nga viti 1975-1985. Ai mban rekordin e turneve te fituara, me 160 vende te para ne konkurse.

Ne vendin e trete renditet gjermani Emanuel Lasker, i cili mori titullin e kampionit te botes ne moshen 27-vjecare.

Ai nisi te lere gjurme ne vitin 189l ku fitoi disa gara rresht dhe kulmoi ne vitin 1894 kur i mori titullin kampionit aktual, austriakut Stenitz.

Austriaku Vilhelm Steinitz qendron i katerti ne renditjen boterore te kampioneve dhe mbati titullin per 8 vite. Suksesi i tij kulmoi ne vitin 1896 kur mundi rivalin Adolf Anderson. Steinitz mbahet mend per menyren e re qe solli ne pjesen e sulmit ne shah.

Kubanezi Jose Capablanca renditet i pesti dhe ishte kampion bote ne vitet 1921-1927. Ai kujtohet si mjeshtri i shahut blic apo te shpejte, me vetem 5 minuta per kah.

Ne Shqiperi shahistet shqiptare me te talentuar te te gjithe koherave konsiderohen Fatos Muco me 11 tituj, shahisti Ylvi Pustina, me 9 tituj, Vangjel Adhami dhe Esat Duraku me nga 5 tituj.

Suzana Kërçiku, kampionja e re e Shqipërisë

Shahu në familjen Kërçiku është një element shumë i dashur. Megjithë pasionin e pindërve dhe motrës së saj më të madhe, vetëm Suzana e ktheu dëshirën në profesion. Prej vitesh ajo merr mësime shahu me dëshirën që një ditë të jetë profesioniste. Me dëshirën që vajzat të merreshin me sport babai i tyre, Feriti i regjistroi ato në një kurs shahu.

“Në fillim Aurela luante më shumë, por kjo e vogla kishte më shumë ego dhe kur humbiste ia prishte lojën…”, tregon babai i vajzave.
 
Aurela tregon se si ishin fillesat në shah, megjithëse e vetë e braktisi shumë shpejt për t’ia lënë sukseset motrës më të vogël.

“E nisëm shahun kur unë isha në klasë të katërt dhe motra në klasë të parë, nismëtar ishte babi, por unë për shkak të shkollës e lash”, tregon Aurela.

Megjithëse e kishin konsideruar si një aktivitet thjeshtë argëtues, në vitin 2008 pjesemarrja në një kampionat Europian bëri që Feriti të mendonte seriozisht që vajza e tij e vogël të orientohet profesionalisht drejt shahut.

“Nuk ishte e përgatitur për atë kampionat, por kur pashë atë arenë të madhe…sport është mikrob, lum kush jeton sukseset e sportit”, thotë Feriti.

Të gjithë këtë passion për sportin Feriti e lidh me karrierën e tij të shkurtër si peshngritës, dhe më vonë shahu u bë një nga pasionet e tij.

Në familjen Kërçiku zhvillohet edhe kampionati i shahut dhe ku medoemos fitoren dëshiron ta marrë gjithmonë Suzana.

Edhe ajo që mund të ishte rivalja më e fortë tashmë është dorëzuar, por kujton me krenari kohët kur edhe ajo fitonte ndaj motrës shahiste.

Aktualisht kampione e Shqipërisë dhe pjesëmarrje në shumë kampionate ndërkombëtare Suzana Kërçiku ka gjithcka që familja e saj të ndihet krenare. Suzana Kërçiku tashmë është në një rrugë të sigurt drejt triumfeve të mëdha. 

Top Channel