Kur bie nata në Damask, shumica e njerëzve mbyllen të frikësuar në shtëpi për shkak të konfliktit që ka pushtuar këtë vend, por ka edhe nga ata që preferojnë të dalin për të shijuar jetën e natës dhe për të mbytur zhurmat e artilerisë me muzikë.

“Vij këtu për një ndryshim atmosfere. Këtu ka gëzim”, thotë një 25-vjeçar, i cili frekuenton një klub nate në lagjen Shaalan.

“Dua të jetoj dhe nuk dua më lajme të këqia”, shton ai.

Mes performuesve në këtë klub nate, është një reper 22-vjeçar i cili thotë se populli sirian ka dëshirë të jetojë, por nuk ka frikë nga vdekja.

“Ne duam të kënaqemi dhe të dëfrehemi, por do të vijë një ditë që të gjithë do të vdesim. Nëse Amerika na sulmon, ushtria jonë do të na mbrojë. Njerëzit do të vazhdojnë të frekuentojnë klubet e natës me shokët apo të dashurat e tyre”, tregon reperi.

Ndërsa menaxheri i klubit thotë: “Puna po ecën mirë. Rrimë hapur deri në orën 02:00 dhe njerëzit harrojnë botën jashtë.”

Top Channel