F1, Raikkonen me mendjen tek Ferrari

19/09/2013 00:00

Cmimi i Madh i Singaporit po afrohet, por mendimi i Kimi Raikkonen, pilotit aktual të Lotusit, është që tani tek Ferrari.

“Në Formula 1 gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Nuk mendoja se do të largohesha nga Lotusi dhe të kthehesha tek Ferrari, por ja që ndodhi. Kam shumë miq tek skuderia italiane dhe kujtime të bukura. Lotusi mund të më kishte mbajtur, ata e dinë se çfarë duhet të kishin bërë, por tashmë kam nënshkruar për Ferrarin”, tha piloti finlandez.

Ish-kampioni i Botës në Formulën 1 shtoi: “E njoh skuadrën, shumë persona me të cilët kam punuar tek Ferrari janë ende aty. Nuk besoj se do e kem të vështirë rikthimin.”

Në lidhje me bashkëpunimin me Alonson, finlandezi deklaroi: “Nuk shoh arsye pse të mos funksionojë. Jemi pilotë me eksperiencë dhe skuderia do të bëjë gjërat e duhura në mënyrë që ne të japim më të mirën. Sigurisht që do të ketë beteja të forta në pistë, por gjithçka do të shkojë mirë mes nesh.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA