F1, Alonso: E doja Raikkonenin në skuadër

19/09/2013 00:00

Në konferencën e shtypit para garës së Singaporit, Fernando Alonso u përball me pyetje që kishin të bënin kryesisht me shokun e tij të ardhshëm të skuadrës, Kimi Raikkonen.

Por, fillimisht spanjolli i Ferrarit foli për atë që do të largohet nga Skuderia, brazilianin Felipe Massa: “Jam i trishtuar që nuk do e kem më shok skuadre Masën sepse me të kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Shpresoj të gjejë një makinë kompetitive që do e ndihmojë të luftojë për titullin.”

Vjen radha për të folur për finlandezin: “Është një lajm i mirë për Ferrarin. Kur skuadra mendoi të zëvendësonte Masën, të gjithë menduam se Kimi ishte një zgjedhje e mirë duke marrë parasysh ndryshimet në rregullore të vitit të ardhshëm. Kur më pyetën mua, thashë emrin e Raikkonen dhe më bëhet qejfi që gjithçka shkoi më së miri për ne.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA