Benitez: Kështu rritet vetëbesimi

19/09/2013 00:00

Rafa Benitez ishte shumë i kënaqur pas fitores së Napolit të tij ndaj Borussia Dortmund dhe ka theksuar se lojtarët bënë pikërisht ato gjëra që i kishin punuar në stërvitje.

“Kjo skuadër mund të përmirësohet më tej, por pas fitores ndaj nënkampionëve të Europës nuk mund të mos jem i lumtur. Duhet të kontrollojmë paksa entuziazmin e tifozëve, por i falet në një mbrëmje të tillë”, deklaroi tekniku spanjoll para mediave italiane.

“Luajtëm shumë mirë. E dinim që ata ishin të rrezikshëm në kundërsulm, por ne shënuam të parët dhe ndeshja shkoi siç duhet”, shtoi Benitez, i cili nënvizoi rëndësinë e fitores së ndeshjes së parë në një grup Champions-i.

“Është shumë e rëndësishme të fitosh menjëherë në një grup ku ndeshjet përfundojnë shpejt. Morëm 3 pikë ndaj një kundërshtari shumë të fortë”, tha spanjolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA