Vullnetarizmi për ndërtimin e shkollës

18/09/2013 00:00

Të ndihmosh komunitetin me aq sa mundesh është një gjest fisnik.

Nëse në këtë nismë bashkohen shumë të rinjë, atëherë mundësia për të ndyshuar realitetin e përditshem bëhet e prekshme.

Ata janë një grup nxënësish  nga mosha 13 deri ne 19 vjeç, të cilët kanë vendosur të ndihmojne shkollën 9-vjeçare në fshatin Malecaj të Lezhes që është plotësisht e amortizuar dhe jashtë kushteve për të zhvilluar mësimim normalisht.

Jane trajnuar nga shoqeria civile dhe me idealizmin rinor duan t’i vënë gjërat në vend.

Si zgjidhje për situaten, kanë parë mbeshtetjen e bisnesit lokal. Prej disa muajsh vullnetaret janë duke levizur nëpër sipërmarrjet e qytetit të Lezhes për të kërkuar përkrahje.

Stafi pedagogjik i shkollës e vlerëson shumë ndihmën.

“Një ndihmë e tillë është e mirëpritur sepse dimri nuk ka ardhur dhe shpresojmë që kushtet të ndryshojnë për mirë e viti shkollor të jetë sa më normal për këta nxënës”, deklaroi Roland Vela, mësues i shkollës.

“Shkolla ka nevojë urgjente për rikonstruksion, dimri ende s’ka ardhur, por nëse nuk nderhyhet në kohë mësimi do të bëhet gjithmonë e më i vështirë.

“Vitin e shkuar skemi pasur as ambiente, as karrige, banka apo ambiente të mjaftueshme, madje as banjo sepse janë të bllokuara. Gjatë dimrit rruga përmbytet, bën ftohtë e drutë i mbledhim vetë disa herë e ndonjëherë na i sjell komuna. Tavani është plasaritur e kemi frikë se ndonjë ditë mund të na zërë brenda”, deklaroi Florion Gjoka, një nga nxënësit e kësaj shkolle.

Në këto ambiente studiojne përdite rreth 100 femijë të ciklit 9-vjeçar.Gjithsej, godina ka kater klasa ne gjendje shume te keqe. Per shkak te kushteve dhe hapsires, mesimi zhvillohet me dy turne, situate qe perballohet vetem nga 8 mesues.

“Falenderoj grupin e vullnetarëve për aksionin për të bërë diçka për këtë shkollë. Është hera e katërt që këta të rinj vijnë këtu dhe kanë bërë vërtet shumë përpjekje. Me fondet e tyre synojmë që të përmirësojmë sa të mundemi kushtet, pasi godina është vjetëruar, i përket kohës së tërmetit të vitit 1979”, shpjegoi drejtori Paulin Gilaj.

Nismes per te ndihmuar shkollen, jane bashkuar dhe nje grup kengetaresh te njohur, te cilet do te kendojne ne qytetin e Lezhes me date 21 shtator.

Renis Gjoka, Doktor Flori, Eugent Bushpepa, grupet “Copyleft”, “Indigos”, “Lynx” apo Keler Sufja do te ndezin qendren kulturore te Lezhes me performacat e tyre.

Te gjitha te ardhuar nga aktivietiti shkojne ne mbeshtetje te shkolles, e cila shume shpejt pritet te kthehet ne nje ambient normal per te zhvilluar mesim.

Top Channel