Prindërit e rinj humbasin 44 ditë gjumë

18/09/2013 00:00

Prindërit e rinj humbasin më shumë se 6 javë gjumë gjatë vitit të parë të përkujdesjes për fëmijën e porsalindur. Ushqimi i natës, të qarat dhe zgjimi nga meraku janë tre faktorët kryesorë që mbajnë zgjuar çiftin.

Ky është rezultati i një sondazhi të zhvilluar në Britaninë e Madhe. Sipas tij, prindërit e rinj flenë mesatarisht vetëm 5.1 orë në natë në vitin e parë të jetës së fëmijës.

Kjo do të thotë që rreth 3 orë gjumë humbasin natë për natë duke marrë parasysh se rekomandohet që një person i rritur të flejë 8 orë.

Nëse vazhdohet llogaria, prindërit humbasin 20.3 orë në javë, 1055.6 orë në vit ose 44 ditë në vit.

Top Channel