Një nga të burgosurit preu damarët, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nisën realizimin e planit të arratisjes: Momenti i ajrimit…
Policia e Tiranës, brenda 24 orëve të fundit kanë bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në kushtet e flagrancës të 6 persona, nga të cilët një për armëmbajtje pa leje dhe 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale si dhunë në ambientet familjare, plagosje, vjedhje në bashkëpunim etj, ndërkohë që janë kryer kontrolle të shumta në automjete dhe janë shoqëruar disa dhjetëra vetë për shkelje të ndryshme.
Në një deklaratë për shtyp, policia e kryeqytetit thekson se janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë 131 persona, janë kontrolluar 276 persona, 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të rregullt apo xhama të errët.
Gjithashtu, janë vendosur 660 masa administrative për mos zbatim të sinjalistikës rrugore, parkim të gabuar, ecje tej normave të lejuara etj.
“Strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë do të vazhdojnë të punojnë më tej për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, me synim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të autorëve të veprave penale, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë si dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit”, – thuhet në deklarata e policisë.
Bulqizë, policia ne aksion
Në rrethin e Bulqizës prej dy ditësh ka filluar plani i masave për kontroll të automjeteve ku forcat e Policisë së Komisariatit Bulqize dhe FNSH ne bashkepunim me policine rrugore kane zhvilluar kontrolle rutine per marrjen e masave dhe te gjithe verifikimin e automjeteve dhe armembajtjes pa leje.
Burime nga policia e Bulqizes bejne me dijes se do te behet bllokimi i automjeteve pa dokumenta. Deri me tani jane bllokuar 15 mjete. Aksionet e policise behen edhe per te parandaluar ngjarje te ndryshme kriminale qe, si burim kane konfliktet per galerite e kromit.
Kompanite e licensuara ose edhe ato ilegale jane perplasur shpesh ne kete qytet per kontrollin e rezervave minerale. Keto rezerva shfrytezohen nga kompania koncesionare ACR e marre nen kontroll se fundmi nga balfin Grup si dhe dhjetra firma me te vogla qe kane leje shfrytezimi te kromit. Fakti qe policia po kontrollon cdo automjet qe hyn e del ne zonen D, nje zone gjithmone problematike tregon se masat e marra nga policia jane per te parandaluar pikerisht ngjarjet qe lidhen me kromin.
Top Channel