Imazhet e të vetvrarës, “FB” kërkon ndjesë

18/09/2013 16:55

“Facebook” kërkoi ndjesë për publikimin e një reklame të një faqe njohjesh, me fotografinë e një 17-vjeçareje, e cila kishte vrarë veten pasi ishte ankuar për talljen që i bëhej online më parë gjatë vitit.

Kanadezja Rehtaeh Parsons vendosi t’i jepte fund jetës në muajin prill, pasi nisi të merrte tallje të vazhdueshme pasi një foto e saj, e cila dyshohej se ishte shkrepur kur ajo ishte sulmuar seksualisht nga katër djem, u publikua online.

Rasti i Parsons bëri një bujë të madhe në Kanada dhe autoritetet nisën një hetim të gjerë për përdhunimin e dyshuar dhe talljen që iu bë viktimës, por disa muaj më pas, në mënyrë të papritur e ndjera u rikthye në vëmendjen e mediave.

“Facebook”, pa e ditur se cila ishte vajza në foto, pranoi të publikonte reklamën e një uebsati njohjesh intime, në të cilën 17-vjeçarja figuronte si “cover”.

Babai i kanadezes e cilësoi veten si të “pështirosur” nga ajo reklamë, ndërsa tërbimit të tij iu bashkangjitën me qindra vullnetarë, që shprehën irritimin e tyre ndaj “Facebook”.

Në një deklaratë, rrjeti shoqëror më i madh në botë kërkoi ndjesë, duke thënë se nuk e njihte identitetin e vajzës, ndërsa veproi duke bllokuar tërësisht aktivitetin e kompanisë që kishte postuar fotografinë në rrjetin shoqëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA