Një shkollë në Filipine është e specializuar në dhënien e leksioneve për tu bërë sirena. “Akademia e Sirenave të Filipineve” në kryeqytetin Manila mëson studentet si të notojnë nën ujë dhe si të mbajnë frymën sa më gjatë të jetë e mundur.

Dy orë leksioni kushtojnë rreth 60 dollarë dhe aty mësohet si të sillesh me elegancën e Arielit, Sirenës së Vogël të Disney. Ato vajza që kanë frikë ujin, thjesht mund të vishen si sirena dhe të bëjnë setin fotografik në pishinë.

Akademia ka pasur shumë sukses deri tani dhe nuk frekuentohet vetëm nga vajzat e vogla, por nga vajza të të gjitha moshave.

Arabella Jimenez, një nga instruktoret e kësaj shkolle, thotë: “Sirenat janë të bukura, të gëzueshme, lozonjare dhe aventuriere e për këtë arsye ne duam të përcjellim tek studentet tona këto veçori.”

Top Channel