Mund të shëtisni zonat më të rrezikshme të botës nga tryeza juaj e punës
përmes Google Street View, por në realitet bëni mirë të mos shkoni
atje.

Shërbimi i ofruar nga motori i kërkimit, i cili që prej vitit 2007 u jep mundësinë njerëzve të vizitojnë resortet turistike më të bukura të planetit, këtë herë ka ofruar pamje nga lagjet më të rrezikshme të disa prej qyteteve më të njohura të vendit.

Ajo që bie në sy është se krahas vendeve që njihen për rrezikun që mund të përbëjnë ndaj personit janë edhe disa qytete nga vende të zhvilluara, si Britania apo Shtetet e Bashkuara.

Për fat të mirë Shqipëria nuk bën pjesë ndër to. Ja dhe disa nga zonat më mizore të kapura nga kamerat roaming të makinave në Britani dhe në mbarë botën.

Mos u pispillosni shumë. Rruga Bogbain Road në Glasgou të Skocisë duket sikur është rrënuar tërësisht.

Zona Liberty City në Majemi të Shteteve të Bashkuara është një vend ku, në bazë të fotos së Google Maps, bëni mirë të mos kaloni, sidomos gjatë orëve të natës.

Më mirë shmangeni! Lagjia Tepito në periferi të Meksiko Sitit konsiderohet si një ndër më mizoret në shekuj. Në ditët e sotme ajo mban namin e keq për vjedhje, grabitje dhe krime të lidhura me drogën.

Nëse ju bie rruga në USA: Skid Row, atëherë bëni mirë ta kaloni shpejt. Zona në fjalë është një ndër më të varfërat të Los Anxhelesit dhe ka numrin më të madh të të pastrehëve në tërë Shtetet e Bashkuara, diku mes 3 mijë dhe 6 mijë. Nëse kaloni mund të bini fare lehtë pre e grabitjeve, të cilat shpesh herë mbyllen edhe keq.

Mos u gënjeni nga paraqitja. Vetëm pak hapa larg zonave të populluara nga turistët, në Bangkok do të gjeni Klongtoej, një nga lagjet më të rrezikshme të Tajlandës. Në to mbizotëron krimi dhe vizita në të nuk është shumë e këshillueshme.

Bogota, Kolumbi. Është një ndër qytetet më të rrezikshme në botë dhe Siudad Bol Var është një nga rrugët më të rrezikshme të tij.

Mbathjani! Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti ka gjithashtu disa zona “mos shkoni”. Kjo në foto është Ferentari, një lagje e njohur si bazë për trafikantët e drogës, prostitucionin dhe krimin e organizuar.

Një lagje e keqe është edhe ajo Goljanovo e qytetit të Moskës në Rusi, që nuk konsiderohet një vend i sigurtë.

Top Channel