Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Rruga që çan mes maleve të ngjyer në të kuqtë nga përmbajtja e madhe e mineralit të bakrit të drejton ngadalë drejt burgut famëkeq të Spaçit.
Pas pak kilometrash që duken të stërzgjatur nga dëmtimet e shumta që ka pësuar rruga shfaqet Spaçi, i zbehtë, i përhimtë e ende edhe sot me çehren e rëndë të dikurshme.
Godinat sot të rrjepura, të dëmtuara nga grabitësit e skrapit, galerite nga ku duket sikur ende dalin lotë shpirtërash të humbur këtu.
U premtua te behej muze, por veç fjaleve asgje…. Rruga dredhon me tej deri ne Gurth Spaç, fshatin qe dikur merrte jetë me më shume se 1 000 mije banoret e tij e qe sot duket i pergjumur e i mpakur nga braktisja.
Tashmë këtu nuk jetojne veç rreth 120 frymë. Ne fshat nuk mund te dallosh qofte edhe nje ndertim te ri, kush ka mundur eshte larguar, e te tjeret jetojne ende ketu rrethuar e ndrydhur mes veshtiresive qe ju bjerrin frymëmarrjen.
Duket, sikur mbyllja e izolimi kane kaluar nga e shkuara e burgut te Spaçit, tek e sotmja e fshatit qe mban te njejtin emer..
Nuk mund t’i rreshtosh problemet e kesaj zone sepse ato shkojne deri ne mungesen e elementeve me thelbesore per te jetuar.
Kush mundet femijet i çon ne te aferm ne qytet, te tjeret mbeten edhe pa shkolle. 15 femijet e Gurth Spaçit, prej disa vitesh nuk kane me mundesin e shkollimit ne fshatin e tyre.
Largimi i banoreve çoi me pare ne mbylljen e shkolles, e me pas nuk dihet pse u urdherua edhe mbyllja e klases ku mesonin te mbeturit.
Banoret, te vetmen mundesi per te jetuar kane blegtorine sepse bujqesia nuk jep asgje nga toka e helmuar nga mbetjet e shumta te mineraleve.
Së tejmi duken edhe rrenojat e nje tjeter burgu, atij ordiner qe ngrihej ne kete fshat, ashtu si godinat ku qendronin oficeret.
Sot gjithçka eshte mbytur nga heshtja. Gurth Spaçi jeton mes dy burgjesh, duke u kthyer vete si nje vendinternimi i trete.
E sikur te mos mjaftonte ky tmerr pa fund, shume banore kane edhe sot frike te flasin, frike te thone te vertetat e tyre.
Kane zemër të madhe e jane njerez mikeprites, te skalitur si mali i munelles qe ngre kryet per se largeti.
Edhe ata shpresen e vetme kane rihapjen e minierave, ndryshe siç thone veç Zoti mund t’i ndihmoje.
Pa rruge, pa shkolle, pa një qender shendetësore, pa mundesi ekonomike, me nje toke qe s’prodhon, e deri pa vale telefoni. Ky eshte Gurth Spaçi dhe realiteti i gurtë i tij.
Largohemi ngadale nga e njejta rruge ku makina duket hera heres sikur do te rrezohet ne humneren nga ku dredhon i vrerosur lumi.
Ne skerkat e tij thuhet se jane varrosur qindra e qindra te burgosur politike te burgut te Spaçit. Edhe godinat shuhen ngadale, e bashke me to humb edhe Gurth Spaçi, fshati ku ende edhe sot jetohet ne izolim.
Top Channel