Thonë se fëmijët janë si dy duart ose si gishtat e dorës, duke qenë të gjithë njësoj të rëndësishëm, si në të mirë edhe në të keqe.
E ndërsa një prind nuk mund të ndajë midis 2 apo 3 fëmijëve të tij, e njëjta vlen edhe atëherë kur fëmijët janë të pamundur të numërohen më me gishtat e duarve.
Prindërit e familjes më të madhe britanike, prej 16 fëmijësh, shprehën në “Daily Mail” të gjithë dëshpërimin e tyre për humbjen e një foshnje të palindur.
Sue Radford, në ekon e muajti të katërt të shtatzanisë mësoi se foshnja që po rritej brenda nuk ishte zhvilluar si duhej dhe kishte vdekur.
“Ishte një lajm me të vërtetë tragjik, ai që mësuam dy ditë më parë. Zemra e fëmijës sonë të dashur kishte pushtuar së rrahuri dhe dëshpërimi ynë nuk mund të përshkruhet me fjalë”, deklaruan prindërit.
Megjithatë, Sue dhe Noel pranuan se ndihen me të vërtetë fatlumë, që mund të gjejnë pak ngushëllim tek 16 fëmijët që i mbeten, 24-vjeçari Chris, Sophie 19 vjeç, Chloe (18), Jack (16), Daniel (14), Luke (12), Millie (12), Katie (10), James (9), Ellie (8), Aimee (7), Josh (5), Max (4), Tilly (3), Oscar (2) e Casper, 11 muajsh.
Top Channel