Një miush që drejton timonin e një kamioni prej 15 tonelatash për të treguar se sa i ndjeshëm është automjeti në udhëtime.

Eksperimenti, thuajse i pabesueshëm, është kryer nga kompania suedeze “Volvo Truck”, që vendosi miushin e quajtur Charlie në një kafaz të rrumbullakët dhe transparent të vendosur në timonin e kamionit, në një rrugë shumë të ngushtë në një zonë shkëmbore.

Për të rrotulluar timonin në drejtimin e duhur, një ekspert ka bërë që Charlie të vraponte pas një karrote brenda rrethit.

Por pjesa më e rëndësishme e provës qëndron në faktin se miushi e ka drejtuar automjetin në një shteg të hapur në pjesën e një shkëmbi të lartë 65 metra.

Një aventurë paksa e marrë, por që nga ana tjetër tregon besimin tek “Volvo” për lehtësinë për të manovruar kamionët e saj.

Top Channel