Sakrifikon qenin për “One Direction”

13/09/2013 00:00

Një adhuruese grupit muzikor britanik “One Directon” sakrifikoi qenin e saj të vogël të racës chihuahua si “shenjë dashurie” për djemtë e bandës.

Bëhet fjalë për një vajzë që ka postuar në Twitter nëpërmjet profilit të saj një një shkrim drejtuar “One Directon” duke kërkuar një përgjigjje prej tyre. Postimi fillestar është bërë më 29 gusht nga llogaria e hapur me emrin @illumivato. Vajza kërkonte prej “One Direction” që të vendosnin kontakte, ose për ndryshe “ do t’i thyente qafën qenit të saj”.

Dy ditë më vonë, pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje prej anëtarëve të bandës, ajo është rikthyer në rrjetin social me të njëjtin profil, me një foto me qenin në dukje të pajetë në krah, duke shkruajtur posaçërisht për Liam Payne, njëri prej anëtarëve të bandës.

“Të dua. Më ndiq në Twitter. Qeni im sapo ngordhi!”.

Ndjekësit e tjerë dënuan aktin e vajzës, ndërsa i kërkuan Twitter-it që të bllokojë profilin e saj. Pas kërkesës së tyre, profili është pezulluar përkohësisht nga rrjeti social.

                                          Grupi britanik “One Direction”

Top Channel