Kur timoni të ngel në dorë
13/09/2013 00:00
Në ditën e parë të garave “Drag Week” në Bowling Green në Kentaki të Shteteve të Bashkuara, piloti Jeff Lutz humbi timonin e makinës së tij duke rrezikuar një aksident të rëndë.
Gjithcka ka ndodhur teksa ai po drejtonte me një shpejtësi të madhe makinën e tij Chevy të vitit 1957. Pasi i ngel timoni në dorë, piloti mundohet të kontrollojë makinën duke vendosur dorën në pjesën ku mbërthehet timoni, por kur pa se kjo ishte e pamundur, menaxhon me shpejtësi që të rivendosë në vendin e vet timonin duke vazhduar garën e tij.
Top Channel