
Një shtetase kanadeze është arrestuar në Kolumbi pasi po përpiqej të hipte në një avion për në Toronto, me kokainë të fshehur në një bark të rreme, që e bënte të dukej shtatëzënë.
Turistja Tabitha Leah Ritchie, 28 vjeç, tërhoqi vëmendjen pasi një police në Aeroportin Ndërkombëtar të Bogotas, e pyeti se në cfarë muaji të shtatëzanisë ishte.
Kjo e fundit ka reaguar në mënyrë agresive duke ngjallur dyshimet te autoritet në aeroport që vendosën ta kontrollojnë. Shtetasja kanadeze kishte hyrë në Kolumbi në fillim të muajit gusht dhe do të rikthehej në Toronto kur ndërsa priste të merrte fluturimin policja e ka pyetur rreth shtatëzanisë.
‘Asaj nuk i pelqeu pyetja, çka solli dyshime. Në mënyrë instiktive policja preku barkun e gruas, duke kuptuar se ai ishte shumë i fortë dhe i ftohtë”, deklaroi drejtori i Departamentit të Anti-drogës në policinë e Kolumbisë kolonel, Esteban Arias Melo.
Policia më pas gjeti 2 qese me kokainë prej 2 kilogramësh brenda barkut falso. Lënda narkotike do të shitej për rreth 60 mijë dollarë. Autoritet e Kolumbisë thanë se kanadezja do të akuzohet për trafikim droge, zotërim dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe mund të dënohet nga 5 deri në 8 vite burg.
Top Channel