Cfarë ofron shkolla “Wilson”

12/09/2013 00:00

Mirarsimimi i fëmijëve është një nga shqetësimet kryesore të prindërve. Në shkolla publike dhe private ata monitorojnë me kujdes secilin vend edukimi për të zgjedhur të duhurin.

Një mundësi mjaft e mirë është shkolla “Wilson”. Me mjedise të sigurta dhe të monitoruara me kujdes, kjo shkollë ofron edukim dhe argëtim për fëmijët në çerdhe, kopësht e deri në klasën e 12. Nëndrejtoresha e “Wilson”, Olsa Pula, tregon se çfarë kujdesi ofrohet për të vegjëlit në këtë shkollë: “Shkolla jonë ofron shërbimin, kujdesin, edukimin, argëtimin dhe sigurinë e fëmijëve.”

Një kujdes i veçantë i kushtohet edhe mirëushqyerjes së fëmijëve. Mjekja e shkollës “Wilson” tregon se si përcaktojnë dietat ushqimore për të gjitha grupmoshat: “Dietat ushqimore ia përshtasim grupmoshave. Ndryshe është për fëmijët e çerdhes, ndryshe për ata të kopshteve dhe ndryshe për ata të fillores.”

Aspekti shëndetësor është një tjetër element që në shkollën “Wilson” është në qendër të vëmendjes: “Ne kontrollojmë shpesh fëmijët për ndonjë sëmundje të moshës në mënyrë që të mos preken edhe të tjerët.”

Përvetësimi i dijeve në shkollë kërkon edhe kushte të posaçme në lëndë të caktuara. E për të lehtësuar këtë gjë, në shkollën “Wilson” është ngritur edhe laboratori shkencor për të cilin mësuesi dhe autori i teksteve Palush Gjogu ka dhënë një kontribut të veçantë.

“Ky është një nga laboratorët më të mirë. I mbulon të gjitha temat mësimore me bazën materiale didaktike. Kemi një lidhje organike mes teorisë dhe praktikës.”

Në “Wilson” çdo gjë është gati për të filluar vitin e ri shkollor.

Top Channel